Artistët shqiptarë po bashkojnë forcat jo vetëm me këngëtarët e showbizit tonë por edhe me ata të huaj, shkruan Gazeta Sinjali.
E padyshim kjo është vera e bashkëpunimeve muzikore.
Së fundmi mësohet se Tayna do të sjellë një projekt me reperin shqiptar me famë të madhe në Evropë, Azet.
Menaxheri i saj, Rinor Hykolli, është ai që dha lajmin e mirë, pasi shpërndau në InstaStory një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët po bashkojnë forcat për një bashkëpunim mes tyre.
E mesa duket ky bashkëpunim do të vijë më shpejt nga se e prisnim pasi dy reperët e njohur më në fund do të publikojnë duetin e tyre.
Menaxheri i Taynës së fundmi ka ripostuar një foto ku shkruhej se dueti i Azet dhe reperes do të publikohet më 4 qershor.
Është bërë e ditur tashmë se kanë përfunduar xhirimet e klipit muzikor dhe padyshim kënga do të jetë një hit veror. /Gazeta Sinjali/