image Bashkëlojtari i Ronaldos bën krahasimin interesant mes portugezit dhe sulmuesit të Arsenalit

Futboll

Bashkëlojtari i Ronaldos bën krahasimin interesant mes portugezit dhe sulmuesit të Arsenalit

news image

Gabriel Martinelli ndan një tipar kyç me yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, sipas Cedric, i cili e ka përshëndetur shokun e tij të skuadrës në Arsenal si një lojtar “fantastik” me “gatishmëri për të luftuar”.

Martinelli mbërriti në Arsenal nga skuadra braziliane Ituano për vetëm 6 milionë funte në korrik 2019 dhe që atëherë ka dëshmuar të jetë një nga blerjet më të mira në vitet e fundit në Premier League.

20-vjeçari tani është pjesë e 11-shes startuese të Mikel Arteta-s dhe paraqitjet e tij i kanë ndihmuar ‘Topçinjtë’ të shtyjnë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, me Cedric që ka mbetur i mahnitur nga instinktet e tij natyrore në të tretën e finale të aksionit.

Mbrojtësi i djathtë portugez mendon se Martinelli ka të njëjtin sy për t’u futur në pozitat e golashënuesit si bashkëkombasi i tij Ronaldo, i cili konsiderohet si një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është ende në formë në moshën 37-vjeçare me United.

Cedric gjithashtu ka lavdëruar brazilianin për mentalitetin e tij pozitiv, duke thënë për Evening Standard: “Gabi e ka këtë synim për golin. Atij i pëlqen të sulmojë hapësirën, si Cristiano. Atij i pëlqen të shënojë gola. Por Gabi e ka këtë vullnet për të luftuar. Edhe kur nuk luan, ai vazhdon të punojë në të njëjtën mënyrë. Ai është një fëmijë i lehtë për të folur me të. Ju flisni dhe mund të shihni se ai ju dëgjon. Ai është i talentuar, por mënyra se si punon është fantastike“, është shprehur portugezi.

Martinelli është paraqitur në 26 ndeshje në të gjitha garat për Arsenalin këtë sezon, me 19 prej tyre në Premier League.

Braziliani ka regjistruar pesë gola dhe katër asistime deri më tani, duke ‘lulëzuar’ në një rol të ri në krahun e majtë që nga largimi i Pierre-Emerick Aubameyang në janar.

Arsenal do ta vizitojë të hënën mbrëma skuadrën e Crystal Palaces, për të synuar një fitore ku do t’i rikthenin ata në vendin e katërt në tabelën e Premier League.

/GazetaSinjaliSport/