Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në seancën që po mbahet në Kuvend, ka folur për fondet e dërguara nga mërgata në Kosovë si ndihmë për luftimin e koronavirusit.
“Llogaria është funksionale nga data 1 prill. Gjithsej në këtë fond janë mbledhur 721 mijë e 164 euro. Nga jashtë kanë ardhur 671 mijë euro kurse nga brenda 50 mijë e 667 euro”, ka thënë Bajrami.
Disa nga shtetet prej nga kanë ardhur këto fonde janë Zvicra, Gjermania, Shqipëria, SHBA-të, Suedia, Britania e Madhe dhe shtete tjera./GazetaSinjali/