image Bashkatdhetarëve u kërkohet t'i reduktojnë vizitat në Kosovë, shkak koronavirusi

Kosovë

Shëndetësi/ Bashkatdhetarëve u kërkohet t’i reduktojnë vizitat në Kosovë, shkak koronavirusi

news image

Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe mbrojtjen nga rreziku i përhapjes së koronavirusit në Kosovë, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që javëve në vazhdim t’i reduktojnë vizitat në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes rrjetit social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ky komitet, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u lutet bashkatdhetarëve të kenë mirëkuptim ndaj kërkesës për reduktim të vizitave në vendlindje, duke pasur parasysh se Kosova është një shtet i ri, në zhvillim, dhe me një sistem shëndetësor që ka kaluar nëpër shumë sfida”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e komitetit.

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10156705937942414

Qeveria gjatë ditës së djeshme ka ndarë mbi 10 milionë euro për nevojat e zbatimit të Planit të Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Kosovë deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, teksa në Shqipëri është shënuar viktima e parë dhe raportohet se rreth 16 persona janë të infektuar./Gazeta Sinjali/