image Basha: iPhonët që i keni në duar i ka bërë Tim Cook, homoseksual

Politikë

Basha: iPhonët që i keni në duar i ka bërë Tim Cook, homoseksual

news image

Deputeti i VV-së, Dimal Basha sot gjatë seancës së Kuvendit ka dalë pro martesave të seksit të njëjtë.

Sipas tij “është më se e natyrshme nga gjithsecili ta zgjedhin atë që duan ta duan”.

Basha e sheh këtë çështje si obligim për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

iPhonët që i keni nëpër duar, Tim Cook i bënë ata, edhe i udhëheq. Është homoseksual. T’i thuash atij që është i sëmurë, është ofendim. Nuk po them të pajtoheni me ta, por t’ua respektoni të drejtat”, tha Basha.

Ai iu tha deputetëve që në të ardhmen mund të takohen me zyrtarë europianë që janë homoseksualë.

/GazetaSinjali/