image Basha i VV-së i reagon Agim Aliut: Moti bashkëpunoni me arrestu fukara që vjedhin bukën e gojës

Politikë

Basha i VV-së i reagon Agim Aliut: Moti bashkëpunoni me arrestu fukara që vjedhin bukën e gojës

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliut, i cili pas aksionit të sotëm ku u arrestuan rojtarë dhe teknikë të pylltarisë, tha që janë të pakompromis ndaj keqpërdoruesve, shkruan Gazeta Sinjali.

Basha i cili po ashtu vjen nga qyteti i Ferizajt, ka shkruar se atë e marrin seriozisht “kur t’i dorëzoj dosjet e drejtorëve që japin leje pas asnjë kriter”.

“…Përndryshe PRONTO moti bashkëpunon me arrestu fukara që vjedhin për bukë të gojës!”, ka shkruar Basha.

Postimi i plotë:

Paska dal sot Kryetari Komunës të Ferizajit duke kallëzu qysh është ka e lufton krimin, sepse paskan bashkëpunu me autoritetet për m’i arrestu roje të pylltarisë edhe fukara që vjedhin dru për bukën e gojës.

Po, s’ban me vjedh as dru, mirëpo kur t’i dorëzoni dojset e drejtorave që japin leje pa asnjë kriter, të cilët ia bajnë argatin milionerave të betonit, atëherë iu marrim seriozisht, përndryshe PRONTO moti bashkëpunon me arrestu fukara që vjedhin për bukë të gojës!

/Gazeta Sinjali/