Arsenali raportohet se është futur në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Real Sociedadit, Ander Barrenetxea, sipas “Sportsboom”.
Thuhet se si Arsenali ashtu edhe Tottenham Hotspur po e monitorojnë nga afër progresin e 24-vjeçarit, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij te skuadra baske gjatë sezoneve të fundit.
Barrenetxea ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, çka pasqyron rëndësinë e tij në Real Sociedad.
Megjithatë, sipas raportimeve, Arsenali po shqyrton mundësinë e hapjes së bisedimeve me një ofertë fillestare rreth 30 milionë euro, dukshëm më e ulët se klauzola, me synimin për të testuar gatishmërinë e klubit spanjoll për negociata.
“Topçinjtë” synojnë të dalin përpara rivalëve të tyre të Londrës Veriore në garën për firmën e anësorit, teksa vazhdojnë të forcojnë opsionet në repartin ofensiv.
Klubi londinez beson se Barrenetxea përshtatet në mënyrë ideale me projektin afatgjatë, falë lojës së tij në krahë dhe disiplinës taktike në rritje.
Stili i lojës së tij konsiderohet i përshtatshëm për Ligën Premier, me vrapime që shtrijnë mbrojtjen në krahë, aftësi në driblim dhe efikasitet në fazën përfundimtare, duke e vendosur në profilin modern të një anësori.
Përmirësimi i tij në aspektin taktik e bën një opsion të vlefshëm jo vetëm në sulm, por edhe në kontributin defensiv.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!