image Barduani dhe ambasadorja e Kroacisë nderojnë kontributin e ushtarëve kroatë në KFOR

Siguri

Barduani dhe ambasadorja e Kroacisë nderojnë kontributin e ushtarëve kroatë në KFOR

news image

Komandanti i misionit të KFOR-it, Enrico Barduani, dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, kanë kryesuar ceremoninë e shënimit të Ditës së Shtetësisë së Kroacisë në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo datë simbolike, 30 maji, shënon krijimin e Parlamentit të parë modern shumëpartiak kroat në vitin 1990. Gjatë ceremonisë, gjenerali Barduani u shpreh me admirim për angazhimin historik të kroatëve për liri dhe falënderoi kontingjentin kroat për përkushtimin dhe kontributin në stabilitetin e Kosovës.

Ambasadorja Barishiq vlerësoi luftën e gjatë për liri të kombit kroat dhe falënderoi ushtarët kroatë për vazhdimin e angazhimit në misionin e KFOR-it.

KFOR-i rikujtoi angazhimin e tij për të siguruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke punuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/