image Bardhyl Meta: Ma mirë me dalë në protestë sot sesa me u kaçumitë muajin tjetër me tipin që e çkyç rrymën

Sociale

Bardhyl Meta: Ma mirë me dalë në protestë sot sesa me u kaçumitë muajin tjetër me tipin që e çkyç rrymën

news image

Sot nga ora 14:00 do të zhvillohet një protestë kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Bardhyl Meta.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje te qytetarët që të dalin në protestë, raporton Sinjali.

Ai tha se “më mirë është me dalë sot në protestë sesa muajin tjetër me u kaçumitë me atë tipin që e çkyq rrymën dhe atë tjetrin te përmbaruesi“.

Meta tha se “pozita është kapë nga komoditeti i pushtetit ndërsa nga opozita dikush është i zënë me pushime në skiijme e tjerër janë udhëzu t’ja fusin gjumë ariu“.

ZRrE ka publikuar dje komentet që i ka pranuar në lidhje me propozimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Asnjë nga partitë në opozitë dhe në pushtet nuk i kanë dërguar komentet e paralajmëruara.

Postimi i plotë:

n‘Ora 14:00 te Sheshi Zahir Pajaziti – Ma mirë me dal n‘Protestë bashkë me t‘tjerë – sot, nesër e pasnesër…- sesa mu kaçumitë muajin tjetër vet‘a‘vet, me at‘ tipin që t‘çkyqë rrymen dhe at‘ tjetrin t‘Përmbaruesit!

P.S. Ata që i kemi mandatue me i kry këto punë n’Parlament, s’po na kuptojnë: – Pozita osht „kap“ (me gjasmë) nga komoditeti pushtetit, nga KEDS e ZRrE, kurse – Opozita, dikush është nxanë me pushime për skijime, tjerët janë udhëzu/urdhëru t‘ja fusin gjumë ariu!

/GazetaSinjali/