image Barcelona mposht Mallorcan, vazhdon sigurt drejt titullit

Futboll

Barcelona mposht Mallorcan, vazhdon sigurt drejt titullit

news image

Barcelona ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në La Liga, duke triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Mallorcas në kuadër të javës së 33-të.

Skuadra katalunase e nisi fuqishëm ndeshjen dhe pas vetëm 12 minutash, Lamine Yamal pati një rast të artë, por portieri Leo Roman reagoi shkëlqyeshëm duke e ndalur topin.

Roman ishte në një mbrëmje fantastike dhe nuk u ndal me kaq – edhe Dani Olmo në minutën e 26-të provoi fatin, por sërish portieri i Mallorcas e mbajti portën të paprekur.

Në fund të pjesës së parë (45’), Mallorca mendoi se kaloi në epërsi pas një goli të Mateu Morey Bauzá, por festa u ndërpre pasi gjyqtari anuloi golin për pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi me vrull nga Barcelona dhe nuk vonoi shumë për të ardhur goli. Dani Olmo gjeti rrjetën vetëm një minutë pas rifillimit të lojës (46’), duke kaluar vendasit në epërsi me një finalizim të saktë.

Në minutën e 79-të, Yamal ishte afër të dyfishonte epërsinë, por Leo Roman sërish tregoi klas duke bërë një tjetër pritje vendimtare.

Me paraqitjen e tij brilante, portieri i Mallorcas u konsiderua si njeriu i ndeshjes për skuadrën mysafire, duke e mbajtur rezultatin minimal dhe duke ndalur Barcelonën nga një fitore më e thellë.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona mbetet në krye të tabelës me 76 pikë dhe në xhiron e radhës do të përballet me Valladolidin.

/GazetaSinjali/