image Barcelona godet në merkato, siguron talentin 18-vjeçar nga Club Brugge për 8.5 milionë euro

Futboll

Barcelona godet në merkato, siguron talentin 18-vjeçar nga Club Brugge për 8.5 milionë euro

news image

Barcelona ka vazhduar përforcimet në afatin kalimtar, duke siguruar shërbimet e një tjetër talenti të ri për të ardhmen e klubit.

Klubi katalunas ka arritur marrëveshje përfundimtare me Club Brugge për transferimin e anësorit 18-vjeçar, Jesse Bisiou.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se dy klubet kanë mbyllur marrëveshjen dhe tashmë po shkëmbejnë dokumentacionin e nevojshëm para se lojtari t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Sipas raportimeve, Barcelona do të paguajë rreth 8.5 milionë euro për transferimin e talentit belg, i cili shihet si një investim për të ardhmen.

Bisiou pritet t’i bashkohet projektit të Barcelonës, e cila vazhdon të fokusohet në afrimin e lojtarëve të rinj me potencial të madh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/