Barcelona ka vazhduar me formën impresive në këtë sezon në La Liga, duke e arritur fitoren e radhës ditën e sotme.
Blaugranasit kanë mposhtur rivalin e qytetit, Espanyol, me rezultat 3-1.
Të tre golat e vendasve erdhën gjatë pjesës së parë, me mysafirët që u ‘ngushëlluan’ me golin e nderit në pjesën e dytë.
Një dygolësh nga Olmo (12′ 23′) dhe një nga Raphinha (31′), i dhanë një fitore të radhës katalanasve.
Skuadra e Hansi Flick qëndron bindshëm e para në tabelë me 33 pikë të mbledhura, duke fituar tani 11 nga 12 ndeshjet e para të këtij sezoni, në përjashtim të humbjes nga Osasuna.