image Barcelona dhe PSG kalojnë në gjysmëfinalet e Champions League pas humbjeve dramatike

Futboll

Barcelona dhe PSG kalojnë në gjysmëfinalet e Champions League pas humbjeve dramatike

news image

Të martën e 15 prillit u luajtën dy ndeshje vendimtare të fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve ku PSG dhe Barcelona pavarësisht humbjeve siguruan kalimin në gjysmëfinale.

Pavarësisht fitores 4-0 në ndeshjen e parë, katalanasit e morën një goditje të fortë nga Borussia Dortmund në Gjermani, ku vendasit triumfuan 3-1. Megjithatë, rezultati i ndeshjes së parë u tregua vendimtar për Barcelonën, që kalon më tej me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Guirassy e hapi ndeshjen për Dortmundin me penallti në minutën e 11-të, ndërsa shënoi dhe një herë tjetër në pjesën e dytë për të rritur shpresat e tifozëve gjermanë.

Por, një autogol i Bensebaini në minutën e 64-t, i dha fund çdo mundësie për Dortmundin, duke i mundësuar Barcelonës të vazhdojë rrugëtimin në Champions League. Barcelona tani pret të mësojë kundërshtarin e saj në gjysmëfinale, një nga të kualifikuarat e mbrëmjes së sotme mes Interit dhe Bayern Munich.

PSG kalon edhe pas humbjes ndaj Aston Villa

Në përballjen tjetër, PSG kaloi në gjysmëfinale edhe pse u mund 3-2 në ndeshjen e kthimit nga Aston Villa, pas fitores 3-1 në Paris. Në një ndeshje dramatike, PSG e nisi mirë duke shënuar dy gola me Hakimin dhe Mendes, por Aston Villa u përgjigj me një rikthim të fortë, me Tielemans, McGinn dhe Konsa që shënuan për të përmbysur rezultatin. Megjithatë, rezultati i përgjithshëm, 5-4 në favor të PSG-së, mjaftoi për të dërguar skuadrën franceze në fazën tjetër.

PSG tani pret të mësojë kundërshtarin e saj në gjysmëfinale, që do të jetë fituesi i çiftit Real Madrid–Arsenal.

Champions League, faza çerekfinale – Ndeshjet e kthimit:

E martë, 15 prill 2025 

  • Aston Villa 3-2 PSG (1-3 në total)
  • Dortmund 3-1 Barcelona (3-5 në total)

Në ndeshjet e mërkurës, pritet një tjetër përballje e madhe

Mbrëmjen e sotme pritet të zhvillohen dy ndeshje të tjera interesante në Ligën e Kampioneve. Interi do të përballet me Bayern Munich, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Gjermani, ndërsa Real Madrid do të tentojë të përmbysë humbjen 0-3 ndaj Arsenalit në Angli, në një sfidë të nxehtë në Santiago Bernabeu.

Champions League, faza çerekfinale – Ndeshjet e kthimit:

E mërkurë, 16 prill 2025 

  • Inter – Bayern Munich  në orën 21:00 (2-1)
  • Real Madrid – Arsenal  në orën 21:00 (0-3)

/GazetaSinjali/