image Barcelona dhe Aston Villa arrijnë marrëveshje përfundimtare për Coutinhon

Futboll

Barcelona dhe Aston Villa arrijnë marrëveshje përfundimtare për Coutinhon

news image

Barcelona dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje ‘totale’ për Philippe Coutinhon.

Blaugranasit janë pajtuar që ta shesin brazilianin Coutinho në drejtim të Aston Villas në mënyrë të përhershme.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka konfirmuar këtë marrëveshje.

“Është arritur marrëveshja totale mes Barcelonës dhe Aston Villas për Philippe Coutinhon. Marrëveshja tani është përfunduar dhe do të shpallet: Coutinho do të bëhet lojtar i Aston Villas me një marrëveshje të përhershme”, ka shkruar Romano në Twitter.

Sipas Romanos, Steven Gerrard ishte kyç për Philippe për të vazhduar me Aston Villan.

/GazetaSinjaliSport/