image Barack dhe Michelle Obama publikisht dalin në përkrahje të Kamala Harris

Botë

Barack dhe Michelle Obama publikisht dalin në përkrahje të Kamala Harris

news image

Pas dorëheqjes së presidentit Joe Biden nga rikandidimi për president, Kamal Harris ka nisur tashmë fuqishëm fushatën e saj për presidente.

Sot, Harris ka publikuar edhe një video ku tregon se ka marrë edhe përkrahjen e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama dhe Michelle Obama.

“Nënkupton shumë për mua që të kem përkrahjen tuaj, Michelle dhe Barack Obama. Le të punojmë”, ka shkruar Harris pasi çifti Obama e kanë telefonuar për t’i dhënë përkrahje.

/GazetaSinjali/