image Banorja e BBVA shokon me historinë: Më vodhën makinën me revole në kokë

Bota e Yjeve

Banorja e BBVA shokon me historinë: Më vodhën makinën me revole në kokë

news image

Banorja BBV Albania, Ermiona Lekbello ka ndarë së fundmi një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë.

Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ia falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar. Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë.

Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të gjitha këto sende ia grabitën.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te Drejtoria e Policisë.

Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën.

/GazetaSinjali/