image Banorit të Vushtrrisë ia djegin disa persona “Mercedesin” dhe kamioneten në oborrin e tij

Kosovë

Siguri/ Banorit të Vushtrrisë ia djegin disa persona “Mercedesin” dhe kamioneten në oborrin e tij

news image

Një banorit të Vushtrrisë i janë djegur dy automjetet e tij, një veturë e tipit “Mercedes” dhe një gjysmë kamion me targa lokale.

Dy automjetet kishin qenë në oborrin e banorit të Vushtrrisë momentin e përfshirjes nga zjarri nga disa persona.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se persona të panjohur në oborrin e tij, ia kishin vënë zjarrin dy veturave të tij Mercedes dhe veturës tjetër gjysmë kamionet  me targa lokale. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/