Qytetarët e Kaçanikut kanë shprehur shqetësim për ndotjen e madhe të lumit Nerodime që kalon nëpër qytet.
Sipas tyre, ka dy javë që ky lum kundërmon erë të rëndë si pasojë e derdhjes së pakontrolluar të fekaleve.
Një sinjalizues i cili ka raportuar gazetën për këtë problem ka dërguar dëshmi me foto dhe video se si duket aktualisht ky lum.
Ai thotë se banorët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre.
“Në Kaçanik po thuaj qe 2 javë kundërmon një erë shumë e rëndë nga lumi Nerodime, ku derdhet kanalizimi i Ferizajit, është bërë e PAMUNDUR të dalësh të shetitesh në korzon e qytetit, nga kjo erë”, ka ngritur këtë shqetësim Alban Hysa duke kërkuar sensibilizim me qëllim të ndërmarrjes së hapave për adresimin e kësaj çështjeje.
Ai ka thënë se autoritet lokale deri tash nuk kanë bërë asgjë për këtë problem. /Sinjali/
Në këtë video të publikuar nga ky qytetar në profilin e tij shihet gjendja e lumit Nerodime