Punimet për rregullimin e rrugëve jo rrallë herë janë nisur e pastaj janë lënë në gjysmë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me një rrugë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për një rrugë të lagjes “Dardania”, saktësisht te bashkësia e tretë lokale, e cila është prerë për t’u rregulluar dhe tash e disa javë është lënë ashtu, pa u ndërmarrë ndonjë hap tjetër.
Qytetarët kanë shprehur ankesat e tyre në lidhje me këtë, pasi kjo po iu shkakton telashe gjatë qarkullimit me veturë.
“Është prerë që disa javë dhe është lënë ashtu.. Në banorët po kemi problem, të gjitha veturat po bien, gjendja është e tmerrshmë”, ka thënë një banor i asaj zone për Sinjalin.