image Banorët e Breznës së Dragashit ndihen të rrezikuar nga rrëzimi i shtyllave elektrike

Kosovë

Banorët e Breznës së Dragashit ndihen të rrezikuar nga rrëzimi i shtyllave elektrike

news image

Banorët e fshatit Breznë të Komunës së Dragashit po përballen tash e sa kohë me problemin e rrjetit eletrik, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas banorëve të këtij fshati, që kanë folur për Gazetën Sinjali, rrjeti elektrik është instaluar në vitin 1968 e që nga atëherë nuk është bërë investimi për ndërrimin e këtij rrjeti.

Si pasojë e kësaj, ditëve të fundit pas reshjeve të mëdha të borës, në këtë fshat shtyllat elektrike kanë rënë poshtë duke rrezikuar jetën e tyre.

Banori i këtij fshati, Albris Krasniqi ka thënë për Gazetën Sinjali se në këtë fshat në krahasim me fshatrat tjera të kësaj komune, nuk ka investime edhe pse janë rreth 3 mijë banorë.

Sipas tij, në fshatrat përreth është bërë ndërrimi i shtyllave elektrike dhe janë vendosur shtyllat e betonit, por që në këtë fshat kjo nuk ka ndodhur.

“Neglizhenca e KEDS-it për fshatin Brezne është zero, duke u bazuar në fshatrat tjera të komunës së Sharrit, që investimet janë dukshëm të mëdha duke e lënë këtë fshat pas dore me 3000 banorë që instalimi i rrjetit elektrik është qysh prej vitit 1968”, ka thënë ai.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Dragashit, Damir Haljilji i cili tha se për këtë çështje duhet kontaktuar me kompaninë që ofron shërbimin e furnizimit me energji elektrike.

Gazeta Sinjali gjatë pasdites së të martës ka provuar që të marrë përgjigje edhe nga KEDS-i lidhur me këtë çështje, por që ata nuk e kanë hapur telefonin. /Gazeta Sinjali/