image Banka Botërore premton se do vazhdojë përkushtimin për ta mbështetur Kosovën

Biznes

Banka Botërore premton se do vazhdojë përkushtimin për ta mbështetur Kosovën

news image

Ministrja, Hykmete Bajrami ka mbajtur takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Në takim u diskutua për projektet aktuale të Bankës Botërore në Kosovë si dhe për projektet e reja që pritet të realizohen në tri vitet e ardhshme.

“Bajrami e njoftoi Paoluccin me punën e Ministrisë së Financave rreth menaxhimit të financave publike, realizimit të projekteve qeveritare, si dhe rreth politikave të Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë. Ajo falënderoi përfaqësuesit e BB-së për bashkëpunimin e deritashëm në projekte të shumta, të cilët kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë”, thuhet në një njoftim për media.

Ndërkaq Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë përkushtimin e saj për të mbështetur Kosovën në projekte të rëndësishme që fuqizojnë ekonominë dhe kontribuojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të Republikës së Kosovës. /GazetaSinjali/