image Banka Botërore ndan afro 3 milionë dollarë grante për të rinjtë e Kosovës

Kosovë

Donacion/ Banka Botërore ndan afro 3 milionë dollarë grante për të rinjtë e Kosovës

news image

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka nënshkruar një grant marrëveshje në vlerë prej 2,785,000 dollarë me drejtoreshën Regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Siç u njoftua, ky grant do t’u dedikohet komunave të Kosovës për zhvillimin dhe aftësimin e të rinjve.

Këto mjete vijnë nga Fondi Shoqëror i Zhvillimit Japonez, nën Administratën e Bankës Botërore. e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në arritjen e prioriteteve të Qeverisë së re.

Po ashtu, sot nga dy palët u nënshkrua edhe letërkëmbimi për rialokimin e fondeve të kredisë aktuale brenda komponentëve lidhur me projektin e efiçencës së energjisë, e cila hap rrugën për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për grant, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti./Gazeta Sinjali/