Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se dje ka përfunduar procedura për kontraktimin e mjeteve mbrojtëse mjekësore për personelin shëndetësor, si maska, respiratorë FF2, veshje mbrojtëse për trup, mbrojtëse për fytyrë, çarçafë dhe mbrojtëse të tjera për personelin shëndetësorë dhe shërbime tjera mbështetëse si për polici, doganë dhe të tjerët nga mjetet pra 400 mijë euro të ndara më parë nga Qeveria.
“Banka Botërore poashtu ka ofruar 7.9 milionë euro për masat parandaluese për COVID-19. Kanë filluar donacione të ndryshme në materiale dhe mjete të tjera nga distributorët lokal dhe nga individët si përpjekje e përbashkët për të parandaluar këtë virus”, u shpreh Vitia.
Vitia konferencën e nisi duke njoftuar opinionin me të infektuarin e 17 në Kosovë me virusin Covid-19./ Gazeta Sinjali/