image Banka Botërore e gatshme të vazhdojë me mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Takim/ Banka Botërore e gatshme të vazhdojë me mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga menaxheri i Zyrës së BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimin e bujqësisë në vend dhe format e bashkëpunimit të ardhshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri Mustafa ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me BB-në për realizmin e projekteve konkrete në bujqësi dhe njëkohësisht ka falënderuar ata për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash në sektorin e bujqësisë.

Ndërsa, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe ri-konfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejme të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë./Gazeta Sinjali/