COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Ekonomi/ Banka Botërore aprovon kredinë 46 milionë euroshe për Kosovën

news image

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar pjesë e Bankës Botërore, më 20 maj 2020, ka aprovuar kredinë prej 46 milionë eurosh për “Projektin e Emergjencës Covid-19”.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Financave dhe Transferve, e cila e kishte bërë kërkesën për këtë kredi.

Sipas kësaj ministrie, këto mjete financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.

“Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, njohur ndryshe si “International Development Association – IDA”, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore.

 “Projekti i Emergjencës COVID-19” sipas ministrisë së finacave është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes kësaj të fundit dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë dhe Bankën Botërore në anën tjetër./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin