image Ballkani mëson orarin e ndeshjeve në fazën e grupeve, ndeshja e parë zhvillohet në "Fadil Vokrri"

Futboll

Ballkani mëson orarin e ndeshjeve në fazën e grupeve, ndeshja e parë zhvillohet në “Fadil Vokrri”

news image

Ballkani ditën e djeshme mësoi kundërshtarët e tij në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Suharekasit do të kenë punë në grupin G me Slavian e Pragës, Clujin e Rumanisë dhe Sivasporin e Turqisë.

‘Portokallinjtë’ tashmë kanë mësuar orarin e ndeshjeve të grupeve se kur do të zhvillohen.

Suharekasit aventurën në këtë grup do ta fillojnë më 8 shtator, si nikoqir i klubit nga Rumania, Cluj.

Në xhiron e dytë të Grupit G, Ballkani do të luajë në udhëtim te skuadra nga Republika e Çekisë, Slavia, më 15 shtator – teksa edhe në xhiron e tretë do të luajë në udhëtim te Sivasspori, më 6 tetor.

Datat për tri ndeshjet tjera:

13 tetor, Ballkani – Sivasspor

27 tetor, Ballkani – Slavia Praha

3 nëntor, CFR Cluj – Ballkani

/GazetaSinjali/