Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Serbi ku në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur për unifikimin e tregjeve, ka marrë pjesë në panairin e verës së zhvilluar në Beograd.
Aleksandar Vuçiq hapi ceremoninë ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviq, si kreu i qeverisë, ende në detyrë të Malit të Zi.
Një risi në këtë panair, ishte edhe logoja e shfaqur pas kurrizit të liderëve të Ballkanit të Hapur.
Logoja duket se do të jetë simboli i nismës “Ballkani i Hapur”, e ndërtuar germat O dhe B, që përfaqësojnë inicialet e “Open Balkan”, ndërsa në to janë shkrirë në një të vetëm flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.