image Ballkani feston titullin e kampionit

Futboll

Ballkani feston titullin e kampionit

news image

Ballkani ka barazuar në ndeshjen e fundit të edicionit 2022/2023 të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani të dielën ishte mysafir i Gjilanit, por ndeshja me marrëveshje të dy skuadrave u luajt në Suharekë.

Ndeshja nuk dha gola dhe ashtu si pritej nuk kishte ndonjë moment dramatik. Më shumë ishte ndeshje festive.

Ballkani ka mbrojtur titullin e kampionit. Kampionatin e përfundoi me 73 pikë. Ndërkohë Gjilani përfundoi i treti me 54 pikë.

/GazetaSinjali/