image Ballë për ballë njëra-tjetrës, shikimi i 'ftohtë' i Melania Trump ndaj Ivanka-s (Video)

Qesharake

Ballë për ballë njëra-tjetrës, shikimi i ‘ftohtë’ i Melania Trump ndaj Ivanka-s (Video)

news image

Melania dhe Ivanka Trump nuk po kalojnë raporte të mira me njëra-tjetrën, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kjo u pa dhe në skenën e Konventës Kombëtare Republikane të enjten, ku e bija e presidentit Ivanka dhe gruaja e tij Melania, shkëmbyen një shikim të ‘ftohtë’ me njëra-tjetrën.

Madje, Melania i ‘dhuroi’ një buzëqeshje ironike Ivanka-s dhe më pas bëri një mimikë që nuk kaloi pa u vërejtur nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Video është shpërndarë shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale nëpër botë si dhe ka marrë komente të shumta. /Gazeta Sinjali/