image Balla për raportin e OSBE-ODIHR: Rekomandimet t’i adresojmë në kodin elektoral

Rajon

Tiranë Balla për raportin e OSBE-ODIHR: Rekomandimet t’i adresojmë në kodin elektoral

news image

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, e thotë qartë se korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi zgjedhje demokratike.

Në një postim në Twitter, Basha thekson se është koha që të gjitha rekomandimet t’i adresojmë në Kodin Elektoral.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së nënvizon se  zgjedhjet e 30 qershorit ishin një shprehje kuptimplotë e demokracisë, duke u garantuar e drejta kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar.

Ai shton se shqiptarët votuan të qetë, duke shprehur me votë vullnetin e tyre./Sinjali/