Deputetja Duda Balje ka reaguar pas një paragjykimi që i bëri Dimal Basha në një emision televiziv.
Balje përmes një shkrimi në facebook tha se ‘ti nuk beson në Zot, dhe nuk mund të komentosh intenzitetin e kualitetin e besimit tim’.
“Thonë se shoku kulturor prej Amerike te mban gjate peng ne kujtese. Une jam rritur nen vlerat e islamit tradicional në Kosovën tonë! Ti nuk beson ne Zot, dhe nuk mund te komentos intenzitetin e kualitetin e besimit tim! P.s. Këtë për Zotin!”, shkroi Balje.
Ndërsa, Basha e paragjykoi Baljen duke thënë se ‘nëse ish kon përnime muslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qështu’.
“P.sh. Duda Balje, e shet në emër të fesë, ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qeshtutne, ose t’i shkon fesë deri në fund o smundesh me zgjedh për tjerët. Psh ti me vendos për të tjerët, psh ti me vendos për një komunitet tjetër në emër të fesë, a për veti nuk të pëlqen,” – tha Dimal Basha në një emision televiziv të drejtuar nga Rron Gjinovci./GazetaSinjali/