Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka treguar një detaj gjatë bisedimeve në Washington, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i kishte folur në gjuhën serbe në koridorin ku po qëndronin delegacionet, ku më pastaj ajo e kishte injoruar atë.
“E vërteta është që mua fare nuk më ka bërë përshtypje fakti që ai ka qenë duke ecur në pjesën ku ishim duke qëndruar dhe duke biseduar me disa të tjerë, kur ai me qëllim provokimi më është drejtuar në gjuhën serbe, prandaj unë thjesht e injorova dhe fare nuk iu përgjigja dhe vazhdova punën time”, ka shkruar Balaj-Halimaj.
E për këtë, ajo tha se Vuçiq gjatë një konference për shtyp është ankuar se ajo nuk i ka folur. /GazetaSinjali/