image Ministrja e Financave tregon sesa përqind të kursimeve nga Trusti do të mund t'i tërheqin qytetarët

Sociale

Ministrja e Financave tregon sesa përqind të kursimeve nga Trusti do të mund t’i tërheqin qytetarët

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se qeveria po e diskuton me Trustin Pensional të Kosovës mundësinë e tërheqjes deri në 10% të kursimeve me qëllim që të tejkalohet më lehtë kriza që u shkaktua nga pandemia në vend.

‘’Pandemia shkaktoi dëme të mëdha. Ne duhet të investojmë deri 2.5 miliardë nga buxheti. 70% e bizneseve do të subvencionohen. Po diskutojmë edhe me Trustin për të lejuar tërheqje deri në 10%.Trusti do të lejojë mundësinë që gjithkush të shkojë të tërheqë deri në 10% të kursimeve të tij.’’, ka thënë Bajrami.

Tutje, Bajrami theksoi se duhet të ndryshohen dy nene që ia lejojnë Trustit një gjë të tillë.

‘’Ideja themelore ka qenë që të tërhiqen 10%. Kjo nuk është shumë problematike për Trustin. E dini që Trusti ka investime. Por ajo mund t’i shesë obligacionet për një periudhë të shkurtë kohore. Krejt cka na duhet është një ndryshim i dy neneve që t’i lejojmë Trustit që të bëjë këtë. Tani jemi në konsultime me ekspertë nëse qeveria do të rimbursojë brenda një periudhë të gjithë, apo vetëm disa. Këto do të bëhen me kategori. Ata që kanë 10 mijë do t’i rimbursojmë të gjitha. Ata që kanë mbi 10 mijë po mendojmë t’ju kthejmë 50%. Ndërsa ata që kanë mbi 20 mijë të kursyera, atëherë mund që të mos rimbursohen fare’’, ka deklaruar Bajrami në T7./Gazeta Sinjali/