Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, sot ka reaguar duke renditur ato që sipas saj, janë premtimet që Kurti nuk i realizoi asnjëherë.
Deputetja e LDK-së ka rikujtuar premtimet e Kurtit dhe Vetëvendosjes për ndërtimin e 160 çerdheve, 4 mijë banesave për të rinjtë, Fondin Sovran, kthimin e trurit në vend, Zero TVSH për produktet bazë, lirimin e çmimit të energjisë elektrike, mos pagesën e rrymës për serbët në veri, rritjen e pagës minimale, meritokraci, punë dhe drejtësi, luftë kundër korrupsionit, rrugë e autostrada, stadiumin kombëtar dhe “Jo Zajednicë”.
Ish-ministrja e Financave thotë se sot askush nga Lëvizja Vetëvendosje s’mund të flasë për një premtim të realizuar. Bajrami thotë se ndjen keqardhje kur i sheh zyrtarët e VV-së duke u përpjekur të arsyetohen nëpër studio televizive për mungesën e rezultateve.
Ajo tutje thotë se premtimet që i kanë dhënë s’do të mund t’i realizojnë as me buxhetin që kanë ndarë për vitin 2024.
Postimi i plotë:
Premtimet e Kurtit që nuk u realizuan asnjëherë
Kjo Qeveri po e përfundon mandatin me rreth 11.4 miliardë € buxhete të menaxhuara:
• 2 miliardë e 298 mijë € më 2021;
• 2 miliardë e 539 milionë € më 2022;
• 3 miliardë e 238 milionë € më 2023 dhe
• 3 miliardë e 314 milionë € më 2024
Siç po shihet asnjë shenjë pozitive në këtë vend nuk do të lë me gjithë këto buxhete të menaxhuara.
Pyetja është: Cila do të jetë trashëgimia e Qeverisë Kurti që do t’ia lë këtij vendi?
Vetëvendosje ka ardhur në pushtet për 15 vjet me protesta, me sulme ndaj policëve, me gaz lotsjellës në Kuvend, mollotov, dëmtim të pronës publike, sulm ndaj shtëpive private të udhëheqësve të shtetit, rrokullisje të kamionëve e deri te humbja e jetëve në protesta kundër Asociacionit e Pakos së Ahtisaarit.
Për të ardhur në pushte, Kurti, Nagavci, Sveçla, Salih Zyba dhe e gjithë Vetëvendosjes patën premtuar:
• 160 çerdhe;
• 4 mijë banesa për të rinjtë;
• Bankë Zhvillimore;
• Fond Sovran;
• Kthim i trurit në vend;
• Zero TVSH për miell, vaj, qumësht, sheqer, kripë etj;
• Lirim të çmimit të energjisë,;
• Zero euro për energjinë e serbëve në veri të vendit;
• Rritje të pagës minimale;
• Zero tatim për pagë minimale;
• Ndalja e gjakderdhjes financiare te Ndermarrjet Publike;
• Meritokraci;
• Punë dhe drejtësi;
• Luftë kundër korrupcionit;
• Autostrada, rrugë magjistrale, tunele, ura;
• Stadium kombëtar e infrastrukturë sportive gjithandej vendit;
• Jo Zajednicë
Sot, askush nga LVV nuk mund të flasë për ndonjë premtim të REALIZUAR. Të vjen keq kur burra e gra i sheh tek përpëliten nëpër studio televizive e në Kuvend duke u mundu me e arsyetu mungesën totale të rezultateve.
Me krejt çka krenohen këta janë 300 milionë që për dy vjet ja kanë shtu buxhetit të vendit e që sipas tyre këto 300 milionë bëjnë 1 milirdë dhe mohojnë faktin 266 milionë është vetëm çmimi i inflacionit në vitin 2022, sepse nëse e shumëzon buxhetin e vitin 2021 me 11.6% (norma e inflacionit 2022) rezultati del 266 milionë Euro.
Pas tri viteve, por edhe me planin buxhetor të vitit 2024 asnjëra nga këto premtime nuk është realizuar dhe as nuk do të realizohen. Për me tepër në disa fusha ka pasë degradim të thellë.
Pretimet vrs. realitetit
ÇERDHET – për tri vjet nuk janë ndërtu 160 çerdhe, as 60, bile as 16. Në vitin tjetër në buxhet janë 14 çerdhe që kanë nisur më herët e që planifikohen me përfundu në vitin 2025 e 2026. Janë gjithashtu 7 çerdhe modulare që kanë qenë në buxhet këtë vit, janë në buxhet për vitin 2024 dhe në vitin 2025 si dhe janë edhe 7 tjera që buxhetin për 2024 e kanë ZERO, për 2025 i kanë të buxhetuara nga 150 mijë euro secila dhe për vitin 2026 nga 200 mijë euro.
Kaq sa i përket këtij premtimi, as 10% nuk është realizuar dhe as nuk do të realizohet deri në fund të mandatit.
BANIMI SOCIAL – nuk ka fillu, ka qenë në buxhet për vitin 2023, por ende nuk ka fillu, të njëjtat mjete rreth 14 milionë janë bartë për vitin 2024. Nëse ky projekt nuk ka fillu qe 3 vjet si ka mundësi të fillojë dhe të përfundojë brenda një viti.
BANKA ZHVILLIMORE – Nuk ka fillu, nuk është as në plan. Premtimi ka qenë, premtim po mbetet.
FONDI SOVRAN – Ligji është në Kuvend. Në Ligj thuhet se pas aprovimit të Ligjit, Fondit i duhen dy vite për funksionalizim.
KTHIMI i TRURIT NË VEND – Ka ndodhë e kundërta, lë që nuk është kthyer askush, por edhe ata që janë këtu po ikin. Kanë ikur mjekë, mësues, policë e shumë profile të tjera. Dy ministra i patën nga mërgata të cilët nuk patën mbështetjen e Kryeministrit dhe e lanë punën u kthyen atje ku ishin.
TVSH ZERO PËR PRODUKTET BAZË – përpos që nuk është bërë TVSH zero, qytetarët sot paguajnë më shumë TVSH sepse çdo produkt i shportës bazë të konsumit sot kushton minimum 30% më shumë andaj nëse ke pagu 8 cent, respektivisht 18 cent TVSH për një produkt që ka kushtu 1 Euro sot paguan 10.4 cent, respektivisht 23.4 cent TVSH, sepse i njëjti produkt sot çmimin e ka 1.30 Euro.
LIRIM i ÇMIMIT TË ENERGJISË – Jo që nuk është liru energjia por është rritë çmimi dy herë brenda këtij mandati e pritet prapë të rritet në Prill të 2024. Njëherë është rritë çmimi për të gjitha ata që shpenzojnë me shumë se 800 KË: tarifa e lartë me 85% dhe tarifa e ulët me 104% dhe në Prill të këtij viti është ngritë çmimi për të gjithë konsumatorët për 15%.
QEVERIA NUK PAGUAN ENERGJINË E SERBËVE NË VERI TË VENDIT – Kjo Qeveri ka paguar deri me tani 113 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat në veri të vendit, mjete këto nga buxheti i shtetit, fitim i KOSTT-it dhe donacione të BE-së të destinuara për qytetarët e vendit.
RRTIJA E PAGËS MINIMALE – Paga minimale mbetet e njëjtë, për më tepër për shkak të inflacionit paga minimale sot në terma real si fuqi blerëse është me ulët se para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet.
ZERO TATIM PËR PAGË MINIMALE – qytetarët vazhdojnë të paguajnë tatim për pagën minimale.
NDALJA E GJAKDERDHJES FINACIARE TE NDËRMARRJET PUBLIKE – Derisa në vitin 2019 ndërmarrjet publike janë mbështetë me 41 milionë euro nga buxheti i shtetit, në vitin 2022 kjo mbështetje ka arritur në 233 milionë euro.
MERITOKRACI – sot ka zero meritokraci, janë kapë të gjitha institucionet, 80% e pozitave udhëheqëse sot në ministri dhe agjenci shtetërore janë me ushtrues detyre, sepse ushtruesit nuk vendosën me konkurs, ata vendosën me vendime.
PUNË DHE DREJTËSI – punëtorët ikën jashtë, mbi 30 mijë qytetarë llogaritet të kenë ikë vetëm këtë vit në Gjermani me viza puna, ndërsa sa i përket drejtësisë asnjë përmirësim përkundrazi ndërhyrjet politike në sistem të drejtësisë kurrë me të ashpra s’kanë qenë.
LUFTA KUNDËR KORRUPCIONT – Notë zero nga Bashkimi Evropian. Sipas raporti të progresit 20% e kontratave publike janë bërë me negocim pa shpallje të tenderit. Rastet e shumta të korrupsionit, marrja në mbrojtje e të korruptuarve dhe se fundmi kthimi në punë i njeriut që është në listën e zezë të SHBA-së tregon se si Qeveria e lufton/ushqen korrupsionin.
AUTOSTRADA, RRUGË MAGJISTRALE, TUNELE, URA – tri vite – Ura e Staradranit.
STADIUM KOMBËTARE E INFRASTRUKTURË SPORTIVE GJITHANDEJ VENDIT – Këtu po i lë qytetarët të vlerësojnë vetë, unë veç po ju tregoj se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përkundër faktit që i ka buxhet 33 milionë për investime kapitale në vitin 2023 deri me 30 shtator i ka shpenzu 3.3 milionë euro. Po kësaj ministrie Qeveria ja ka ndarë 58 milionë euro për investime kapitale për 2024, kësaj i thonë “bukur po të rrinë numrat”.