Pas letrës së dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës për një bashkëpunim të mundshëm politik, ka ardhur edhe reagimi i parë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Në një deklarim për media, Bajrami nuk dha shumë detaje rreth mundësisë së një përgjigjeje pozitive apo negative, por theksoi se kjo çështje është aktualisht në shqyrtim brenda strukturave partiake.
“LDK është një parti e strukturuar dhe çdo komunikim i tillë institucional trajtohet me kujdesin e duhur. Kryetari i partisë, z. Abdixhiku, është ai që ka të drejtën dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur zyrtarisht çdo nisme apo komunikimi të tillë nga jashtë,” deklaroi Bajrami.
Konstituimi i Kuvendit ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë me radhë, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet nesër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!