Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në foltoren e Kuvendit gjatë një seance, duke e shfrytëzuar këtë akt për të kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e akuzoi se e keqpërdor flamurin.
“Na nuk duhet me e leju që ai me u mbështjellë me flamurin Kuqezi, sa herë që ai [Albin Kurti] ka nevojë,” tha Bajrami, ndërsa vazhdonte seancën pas ndërprerjes nga kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër.
Ajo vazhdoi me akuza të forta ndaj Kurtit, duke theksuar se ai e ka keqpërdorur shtetin e Kosovës: “Të punojnë ditë e natë me sinqeritetin më të madh, që t’ia heqim maskën, Albin Kurtit. Ai e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze.”
Bajrami kritikoi gjithashtu mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Supreme nga ana e Kurtit, duke e cilësuar këtë si një kërcënim për rendin kushtetues: “Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. Ata nuk e njohin rendin kushtetues, dhe kjo është një kambanë për alarm.”.
Deputetja Bajrami bëri thirrje për bashkimin e forcave për të luftuar kundër veprimeve të Kurtit dhe për të ruajtur shtetin: “Ju bëjë thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!