image Bajrami – Muratit: Sektorit privat ua more taksat dhe i shpërndave si karamele

Politikë

Bajrami – Muratit: Sektorit privat ua more taksat dhe i shpërndave si karamele

news image

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me qarkullimin e bizneseve private, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka pyetur Muratin se çfarë ka bërë për sektorin privat që krenohet me qarkullimin e tyre.

Sipas saj, eksportet e Kosovës të vitit të shkuar janë për 6 për qind më të ulëta se ato të vitit 2022.

Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre,  përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve.

Në mandatin e juaj:

Investiemt kapitale të nivelit qendror  janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit,

Bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë,

Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë,

Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët 📉 se ai i vitit 2022.

❌Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emruarin e PDK-së në kohën e  Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë…” shkroi ajo.

Më tej, deputetja Bajrami e ka ftuar publikisht që të përballen në ndonjëren prej studiove televizive në vend sa i përket çështjes së ekonomisë.

E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, shkroi deputetja.

Ndryshe, Murati sot reagoi pas deklaratave të mbrëmshme në Pressing, ku ndër të tjera u tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Në Facebook, Murati ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 për qind.

/GazetaSinjali/