Gjykata Kushtetuese e shpalli sot të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky ligj është dërguar në Kushtetuese në korrik të vitit të kaluar nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një reagimi në Facebook e ka cituar kryeministrin Albin Kurti, kur thoshte se ”ai që e shkel Ligjin është kriminel, e ai që shkel Kushtetutën është superkriminel”.
“Albin Kurti ka thënë ”ai që e shkelë Ligjin është kriminel, e ai që shkelë Kushtetutën është superkriminel”, sot një kabinet qeveritar me plotë të tillë”.