image Bajrami ia përmend teoritë e Ajnshtajnit VV-së: Përsëritja e kandidaturës për Haxhiun është çmenduri politike

Politikë

Bajrami ia përmend teoritë e Ajnshtajnit VV-së: Përsëritja e kandidaturës për Haxhiun është çmenduri politike

news image

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar se kallëzimi penal është duke u hartuar, raporton Gazeta Sinjali.

Tutje, Bajrami e krahasoi vendosjen e Albulena Haxhiut për herë të shtatë si kandidaturë për kryetare të Kuvendit të Kosovës me citatin e njohur të Albert Ajnshtajnit, i cili thoshte se “të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme është një formë e çmendurisë”.

Ajo e përdori këtë krahasim për të theksuar se, përkundër përpjekjeve të shumta të Vetëvendosjes për të propozuar Haxhiun, procesi po dështonte vazhdimisht, duke mos arritur të sigurojë shumicën e votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/