image Bajrami: Ekonomia po i kthehet normalitetit, qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm

Financa

Bajrami: Ekonomia po i kthehet normalitetit, qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm

news image

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami është shprehur se ka një rritje të qarkullimit tek bizneset, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, të hyrat nga Dogana në janar të këtij viti janë më të larta se të vitit 2020.

Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme me janarin e vitit 2020“, ka shkruar Bajrami.

Po ashtu, ajo shtoi se me ardhjen e vaksinës antiCOVID, do të hjeket plotësisht pandemia dhe jeta do të normalizohet./Gazeta Sinjali/