image Bajrami akuzon Qeverinë: Skemë e korrupsionit publik, pagat po rriten në kohë fushate

Politikë

Bajrami akuzon Qeverinë: Skemë e korrupsionit publik, pagat po rriten në kohë fushate

news image

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë rritja e pagave në kohë të fushatës nga Qeveria Kurti është skemë e korrupsionit publik.

Sipas saj, shpërndarja e parasë publike dhe e taksave të qytetarëve po bëhet për mbështetje elektorale.

“VV-ja nuk e ka ngrit pagën për qytetarët në atë kohë, por po e ngrit tash në kohë të fushatës. Kjo definitivisht për neve LDK, shpërndarja e parasë publike e taksave të qytetarëve për me ble mbështetje elektorale është skemë e korrupsionit publik”.

Tutje, Bajrami thotë se nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër,  qysh në javën e parë të qeverisjes së tyre do të bëhet rishikimi i buxhetit dhe do të ndryshohet koeficienti i pagave.

/GazetaSinjali/