Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një statusi të gjatë në Facebook, ka kritikuar qeverinë Kurti, pasi sipas saj, nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë.
Ajo 14 shkurtin e 2021-tës, ditën kur u mbajtën zgjedhjet, e ka quajtur si aksidenti më i madh i pasluftës.
Bajrami thotë se rezultatet e Qeverisë Kurti i dinë 95 për qind e popullsisë që janë me borxhe e kredi.
Ajo ka përmendur çmimet e ushqimit, krizën me energji, mungesën e fondit sovran dhe bankës zhvillimore, punësimet partiake, gjendjen e shëndetësisë.
Bajrami ka shkruar se Qeveria ka paguar 50 milionë euro energji elektrike për komunat veriore, derisa shtoi se Bajram Qerkini, babai i një të pagjeturi, nuk ka rrymë në zyrë.
“Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaru se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria…?”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
14 shkurti i vitit 2021 – aksdienti më i madh i pasluftës
Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët, ata që jetojnë këtu, ata që përballën me çmime të larta. Këto rezultate i dinë familjarët e të pagjeturëve, atyre që kjo Qeveri u kishte premtuar mrekulli dhe sot pas dy viteve nuk i ka vizituar qoftë njëherë.
Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt – ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie.
Çmimet e ushqimit kanë prekë majat, pacientët në Onkoligji dhe reparte të tjera pa barëra esenciale, vende pune nuk ka, rritje të pagave jo, rritje të pensioneve jo… Cilat na qenkan rezultatet e kësaj Qeverie?
Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar:
– Energjia është më e shtrejtë edhe pse ende flemë mbi qymyr,
– Produktet bazë edhe sot e kanë narmën e TVSH-së 8%, repektivisht 18%, e çmimet janë dyfysh me të larta se para një viti,
– Fuqia belrëse e pagave ka rënë për shkak të inflacionit, njëjtë ka ndodhë me pensionet,
– Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar, s’ka as taksë as reciprocitet me Serbinë,
– Prej 160 qerdheve të premtuara për këtë mandat, vetëm 3 sosh janë fillu,
– Nuk ka banesa për qiftet e reja,
– Nuk ka Fond Sovran,
– Nuk ka Bankë Zhvillimore,
– Privatizimi po vazhdon me ritëm të paparë ndonjëherë,
– Dhjetra miliona euro kontrata publike me negocim me kompani të miqëve e dashamirëve – KORRUPCION,
– Punësime familjare e partiake pa asnjë kriter,
– Ka mungesë të materialeve dhe shërbimeve bazike nëpër institucione,
– Në arsim është humbë mbi një muaj mësim, askush ende s’ka marrë përgjegjësi,
– Shëndëtsia ka dëgradu dhe sot është në kollpas, mungesë të mjeteve të punës, mungesë të barërave, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve,
– Asnjë investim kapital nuk ka ndodhë këto dy vjet, janë stopu edhe projektet që kanë qënë në vazhdim: rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, as një metër progres që dy vite,
– 80% e pozitave të larta në institucione me ushtrues dëtyre,
Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkini, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaru se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria…?