Kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht anëtar i ri i VV-së, Agim Bahtiri, i ftuar sonte në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ka 6 vjet që nuk merr as mëditje e as pagë për shërbimet e tij që i kryen si i pari i Mitrovicës.
“Unë që kur i kam fituar zgjedhjet si kryetar i Mitrovicës, qe gjashtë vjet unë nuk marr as mëditje e asnjë cent dhe as nuk do të marrë kurrë për punën që bëj”, ka thënë Bahtiri.
Ai gjithashtu tha se ka bërë një shpërblim duke premtuar se kushdo që zbulon një keqpërdorim të parave nga ai, do të shpërblehet me 5 mijë euro.
“Unë i kam qitë 5 mijë euro, për këdo që gjen keqpërdorim të parave nga ana ime. Deri tash askush nuk e ka fituar deri tash shpërblimin”, shtoi Bahtiri.