image Bagdadi mbulohet me borë pas një dekade

Botë

Botë/ Bagdadi mbulohet me borë pas një dekade

news image

Bagdadi pas më shumë se një dekade është mbuluar nga bora mëngjesin e sotëm, transmeton Gazeta Sinjali.

Banorët e kryeqytetit irakian, Bagdad, të cilët nuk kanë përjetuar borën për më shumë se një dekadë, sot janë zgjuar nën shkëlqimin e saj.

Herën e fundit kur në Bagdad kishte rënë borë ishte në vitin 2008, mirëpo reshjet atëherë ishin të dobëta.

“Reshjet e borës mund të vazhdojnë deri të mërkurën për shkak të motit shumë të ftohtë”, tha Amer al-Jaberi nga Qendra Meteorologjike e Irakut.

Raportohet se ky i ftohtë ka ardhur nga Evropa, shkruan Daily Mail.

Temperaturat në Bagdad, viteve të fundit kanë shkruar deri në 51 gradë./Gazeta Sinjali/

Image result for snow in baghdad