image Bad News Eagles mbyllin garën në turneun më të madh në CS:GO - Sinjali

Bad News Eagles mbyllin garën në turneun më të madh në CS:GO

news image

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles kanë përfunduar garën në turneun më të madh në CS:GO, PGL, Atwerp Major.

Bad News Eagles pësuan edhe humbjen e tretë me rezultat në “Legends Stage”, ndaj ekipit Brazilian Imperial.

Ekipi shqiptar nga tri ndeshjet e para në këtë fazë, pësuan humbje në tri përballjet.

Gjatë ditës së djeshme janë mposhtur në dy ndeshje, me ekipin danez Copenhagen Flames dhe me ekipin më të mirë në botë FaZe.

Bad News Eagles arritën të shkruajnë historinë duke u kualifikuar së pari në turneun më të madh në botë në CS:GO, dhe më pas duke kaluar në fazën “Legends Stage”, ku arritën të përballen me ekipet më të mira në botë.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: