image Babai vret djalin në Turqi, ky dyshohet të jetë motivi

Botë

Babai vret djalin në Turqi, ky dyshohet të jetë motivi

news image

Një 72-vjeçar ka vrarë me pushkë djalin e tij 36-vjeçar, pas një zënke mes tyre, për shkak se i riu nuk pranonte të dilte të punonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Bayrakli” të Izmirit, ku 72-vjeçari A.K., duke u grindur me djalin e tij për shkak se nuk ngrihej në punë, qëlloi dhe e vrau atë me pushkë.

Viktima, 36-vjeçari i identifikuar si Hasan Hüseyin Kaya, është përcjellë në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës, ndërsa autori është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “vrasje me paramendim”.

Sipas mediave turke, i moshuari ka shkuar për të ngritur djalin e tij për të shkuar në punë, por ky i fundit nisi të debatonte me tona të lartë me të atin se përse e zgjoi nga gjumi, sherr që degradoi deri në përdorimin e armës./A2CNN

/GazetaSinjali/