image Babai akuzohet për sulm seksual ndaj djalit të tij 6-vjeçar me shkop, pasi hëngri një tortë pa leje

Botë

Botë/ Babai akuzohet për sulm seksual ndaj djalit të tij 6-vjeçar me shkop, pasi hëngri një tortë pa leje

news image

Një baba akuzohet se ka vrarë djalin e tij, gjashtë vjeçar duke e sulmuar “seksualisht” me shkop, në formë ndëshkimi sepse kishte ngrënë një copë tortë pa leje.

Mauricio Alejandro Torres, nga Misuri, Amerikë, dyshohet se ka sulmuar “seksualisht” djalin e tij Maurice “Isaiah” Torres, duke i shkaktuar një infeksion bakterial.

Vogëlushi humbi jetën një ditë pas ngjarjes në spital, shkruajnë mediat e huaja.

50-vjeçari, ishte duke bërë piknik me djalin e tij në Misuri, më 28 mars të 2015-së, kur e sulmoi atë, për ngrënien e një pjese torte pa leje. Menjëherë pas kësaj, Maurice u dërgua menjëherë në klinikën mjekësore “Bella Vista”, në afërsi të shtëpisë së tij, në Arkansas.

Babai i Maurice, u akuzua asokohe me burgim të përjetshëm, por kjo masë u rrëzua në prill të 2019-së, me pretendimin se ngjarja ka ndodhur në Misuri dhe jo në Arkansas, vend ku u dha vendimi.

Ndërkaq, babai “vrasës” do të rigjykohet sërish, ndërsa këtë herë në mesin e dëshmitarëve do të jetë dhe gruaja e tij, Cathy.

Nëse shpallet fajtor, Torres mund të dënohet me burgim të përjetshëm ose me një dënim me vdekje për akuzën e vrasjes./Gazeta Sinjali/