Një burrë nga Iraku ka tentuar të vras të birin për shkak se ishte homoseksual, transmeton Gazeta Sinjali.
Seran M tregon se ai u zgjua natën nga bërtitma e babait të tij, duke i thënë “ Ti je gay, je gay?”.
Pas kësaj, ai kishte tentuar t’ia priste fytin djalit, por i kishte mbijetuar sulmit, pasi u dërgua në spitalin e Bernës në Zvicër, me prerje në fyt.
Por, babai i tij mohon të ketë tentuar ta vrasë të birin, duke thënë se i biri ka tentuar të vetëvritet.
Mirëpo, Gjykata e Lartë nuk e besoi deklaratën e tij. Ai po akuzohet për vrasje me dashje dhe është ende në paraburgim, ndërsa pritet të përballet me një proces gjyqësor në Zvicër./Gazeta Sinjali/