image Babai kërkon burg të përjetshëm për miqtë nga Suhareka që ia dogjën djalin të gjallë

Kosovë

Babai kërkon burg të përjetshëm për miqtë nga Suhareka që ia dogjën djalin të gjallë

news image

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka dënuar me 57 vjet burgim Resmije Bytyqin, Murat Ademin dhe Fadil Fetahun për veprën penale vrasje e rënd.

Në fshatin Pecan, me duar të lidhura ishte sjellë Abedin Bytyqi nga fshati Semitshtë i Suharekës, në vitin 2016.

Ai ishte rrëmbyer në kërcënimin e armëve nga Murat dhe Reshat Ademi, të shtyrë nga bashkëshortja e të ndjerit Abedin Bytyqi.

Viktima ishte rrahur me mjete të forta, ndërkohë edhe ishte djegur i gjallë duke në këtë vend.

Krejt këto veprime përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që e kishte ngritur ndaj Murat Ademit, Reshat Ademit, Remisje Bytyqit dhe Fadil Fetihut.

Madje Gjykata Themelore në Prizren, një muaj  më parë për këto për veprën penale vrasje e rëndë i  gjeti fajtorë Murat Ademin Resmije Bytyqin dhe Fadil Fetihun.

Gjykata gruan e të ndjerit e ka dënuar me 20 vjet burgim, Murat Ademin me 25 vjet burgim, ndërkaq Fadil Fetihun me 12 vjet burgim.

Por me këtë vendim të gjykatës ka mbetur i pa kënaqur babai i të Abedin Bytyqit, Avdiu i cili kërkon burgim të përjetshëm për autorët.

“Unë dua që përjetë me i dënuar se pa kurrgjë ma kanë djegë djalin se me pas mbytë apet po mu djeg more njeri qysh me u djegë, qysh s’di çfarë shpirti ka, me ma djeg djalin për përdhunimet e veta që i kanë bo. Jam kundër prokurorit dhe se nuk e kanë kryer punën si duhet se nuk i kanë dënuar sa duhet. Unë lypi me i dënu këta përjetë se kanë djegë djalin”, ka thënë babai i viktimës për t7.

Babai i viktimës thotë se djali i tij nuk kishte probleme me asnjëri.

“Ata e dinë për çka ka ndodh, na nuk dimë kurrgjë, ata vet e dinë kanë punu ata punë të flliqta me drogë kanë shit gra e çika në bazë të akuzave”, thotë babi i viktimës.

Për këtë vendim të Gjykatës Themelores tani avokati mbrojtës i familjes Bytyqi ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit pasi janë të pakënaqur me lartësinë e dënimit dhe për lirimin nga të gjitha akuzat të Reshat Ademit.

“Ne kemi paraqitur ankesë për dy baza, për lartësinë e dënimit dhe për të akuzuarin Reshat Ademit pasi mendojmë se  provat e vërtetojnë se i njëjti ka marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale dhe konsiderojmë që gjykata do ta marrë për bazë. Ne jemi të pakënaqur pasi është liruar njëri pasi konsiderojmë që ka kryer edhe ai veprën dhe ka marrë pjesë”, thotë babi i viktimës.

Ndërkohë, ankesë në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve. Këtë kanë konfirmuar avokati i Resmije Bytyqit Bashkim Nevzadi dhe mbrojtësi i Murat Ademit,  Hajrip Krasniqi. Ata pretendojnë se klientëve të tyre u është shqiptuar dënim i lartë.