Pas shtatë viteve prej kur Nexhmedin Goxhufi kishte paditur kompaninë “Heritica” është mbajtur sot seanca e parë gjyqësore.
Goxhufi që si prindër kishte paditur kompaninë, është duke kërkuar 52 mijë euro për vdekjen e djalit të tij, pasi kishte rënë në gropë të mbushur me ujë.
Sipas padisë, kompania “Hertica” e kishte lënë të hapur gropën me rastin e ndërtimit të rrugës që i lidhte fshatrat Koliq dhe Dyz dhe se pas përfundimit të punimeve nuk e kishte mbyllur gropën. Në padi thuhet se fëmija i paditësit, A.G, aksidentalisht kishte rënë në këtë gropë të mbushur me ujë dhe kishte humbur jetën.
Sipas përfaqësuesit të paditësit, personi kishte humbur jetën për shkak se nuk ishin kryer obligimet nga kompania.
Në anën e kundërt, përfaqësuesi i të paditurës, avokati Mentor Neziri, e ka kundërshtuar legjitimitetin pasiv të të paditurit në këtë procedurë. Seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet më 5 nëntor 2019, duke filluar nga ora 13:30.